×
  • Sport
  • Sport

    Keq për Zvicrën, keq për Liverpoolin: Kjo është arsyeja pse Shaqiri nuk u ftua në Kombëtare

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 17:15

    Xherdan Shaqiri nuk po kalon aspak momente të mira, derisa ylli kosovar ka pësuar një tjetër lëndim


    Shaqiri ishte i grumbulluar me Liverpoolin në përgatitjet parasezonale, aty ku ka pësuar një lëndim, i cili ka bërë që ai të mos mund ta ndihmojë Zvicrën në ndeshjet e shtatorit, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq e ka konfirmuar se nuk e ka ftuar Shaqirin shkaku i një lëndimi.

    “Unë kam qenë në kontakt me Xherdanin tërë kohën. Folëm për herë të fundit dhjetë ditë më parë. Ai stërviti plotësisht me Liverpoolin, u ndje mirë,” ka thënë Petkoviq.

    “Të mërkurën e kaluar kemi dashur të diskutojmë hapat e ardhshëm. Fatkeqësisht, ai u lëndua të mërkurën. Kështu që ai nuk ishte në gjendje të na ndihmojë. Kjo është arsyeja pse ai nuk është ftuar,”.

    Ndryshe, Shaqa edhe edicionin e kaluar kishte vuajtur një kohë të gjatë nga lëndimet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!