Aleksander Ceferin ka nisur një luftë që mund të qojë me largim të tij nga UEFA.
Menjëherë pasi Komiteti Ekzekutiv mori vendim që mos të përjashtojë asnjërën prej klubeve nga Champions League, shkaku i Superligës, Ceferin sërish është deklaruar.
Ai kërcënoi klubet se nëse nuk tërhiqen krejtësisht nga Superliga, s’kanë më vend në Ligën e Kampionëve.
Fansat, që ishin kundër idesë së krijimit të Superligës, tani i kanë dal kundër numrit një të UEFA-s.
Sipas El Chiringuito, miliona tifozë kanë shpërndarë “CeferinOut”, ku kërkohet largimi i tij.
Janë ditë të vështira për futbollin atëherë kur ky sport po vuan për shkak të pandemisë, pasi tifozët vazhdojnë të mos jenë nëpër stadiume që pothuajse një vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.