×
  • Sport
  • Sport

    Kërkohet nga Interi dhe Roma, por kampioni i botës ka vendosur të ardhmen e tij

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 14:56

    Një nga emrat që është përmendur së fundmi në Itali ka qenë Florian Thauvin.


    Kampioni i Botës është përfolur për një kalim te Roma ose tek Inter.

    Gjithsesi, sulmuesi i Marseille e ka mbyllur çështjen ende pa nisur, pasi ka folur në një video live në Instagram. “E kam thënë më parë dhe do vazhdoj ta them: Do të qëndroj te Marseille! Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky klub për mua. Debati mbyllet këtu!”

    Thauvin është ndjekur nga fati i keq këtë sezon, pasi ka pasur një dëmtim serioz. 27-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar, ndërsa sa i përket sezonit të shkuar në 33 ndeshje shënoi 16 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!