Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, ka kërkuar falje që i mohoi Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë golin e fitores në një barazim kundërthënës ndaj Serbisë të shtunën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.
Mbrojtësi i Serbisë, Stefan Mitrovic, u mundua ta largojë nga vija e portës topin e goditur nga Ronaldo në kohën shtesë, por me gjithë përpjekjet e tij, topi e kishte kaluar vijën e portës.
Në mungesë të video asistentit të gjyqtarit (VAR) dhe teknologjisë së vijës së portës, Makkelie urdhëroi që loja të vazhdonte duke e mllefosur Ronaldon me bashkëlojtarë.
Duke folur për këtë incident, Makkelie tha për A Bola: “Ajo që mund ta them unë është se i kam kërkuar falje trajnerit të ekipit kombëtar, Fernando Santos dhe ekipit portugez për atë që ndodhi”.
“Si ekip gjyqtarësh, ne gjithmonë punojmë zellshëm për të marrë vendime të mira. Nuk jemi të lumtur aspak kur dalim në lajme për çështje të tilla”, shtoi ai.
Makkelie, 38 vjeç, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2008 dhe e ndau drejtësinë në finale të Ligës së Evropës më 2020 mes Interit dhe Sevillës.
Ronaldo e humbi toruan pasi nuk iu pranua goli dhe i mllefosur e hodhi në tokë shiritin e kapitenit dhe u largua nga fusha ende pa përfunduar takimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.