×
  • Sport
  • Sport

    Kërset shpulla në ‘Riza Lushta’: Kamishi përfshihet në incident

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 22:38

    Ish-nënkryetari i FFK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është bërë temë diskutimi në mediat vendore.


    Kjo pasi ai gjatë ndeshjes përcaktuese për titull në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit thuhej se ka fyer rendë kryesinë, trajnerët dhe futbollistet e Feronikelit.

    Klan Kosova ka siguruar një video, ku në një moment Haxhiu i njohur edhe si ‘Kamishi’ ka qenë i përfshirë në një incident në tribunat e stadiumit Riza Lushta.

     

    Ndeshjen e ka fituar KFF Mitrovica me rezultat minimal 1-0, duke u shpall kampione e futbollit në konkurrencën e femrave.

    E kryetar i klubit të Mitrovicës është vëllai ‘Kamishit’, Hajrullahu Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!