Arsenali është duke tentuar që t’i bëjë së paku tri transferime në afatin kalimtar të janarit.
The Gunners nuk e kanë filluar edhe aq mirë këtë edicion, duke pësuar disa disfata, derisa e mbyllën vitin me fitoren minimale 1-0 ndaj Brightonit.
Mikel Arteta i ka bërë me dije bordit të klubit se do i duhen disa transferime në janar, për të shpresuar që të rikthehen në Ligën e Kampionëve, transmeton telegrafi.
Topçinjtë janë duke shpresuar që të transferojnë Diego Costan si lojtar i lirë, pasi kontraat e tij me Atletico Madridin u ndërpre.
Një dëshirë tjetër e Artetas është edhe Isco, që nuk po ka hapësirë te Real Madridi dhe Zinedine Zidane e dëshiron largimin e tij.
Në listën e spanjollit është edhe mesfushori i Sevillës, Joan Jordan, që po tregon formë të lartë në këtë edicion, me Arsenalin që duhet të paguajë rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.