×
  • Sport
  • Sport

    Kessie nënshkruan kontratën me Barcelonën për pagën të cilën ia ofroi Milan

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 14:59

    Franck Kessie ka nënshkruar kontratën e tij për t’iu bashkuar Barçës me kosto zero në verë, ku marrëveshja është përfunduar sot, raporton Fabrizio Romano, transmeton Reporteri.net. 

    Mesfushori i Milan do t’i bashkohet Barcelonës me një marrëveshje katërvjeçare, kontratë e vlefshme deri në qershor 2026 pas kontaktit me drejtuesit e klubit spanjoll.

    Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian, Fabrizio Romano, teksa ka shkruar në rrjetin social, Facebook, i cili tha se Kessie do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezonë, përfshirë edhe shtesat tjera të cilat çojnë tek shifra prej 7 milionë eurosh.

    “Xavi i telefonoi atij i thotë më parë për të treguar projektin dhe Kessié pranoi ofertën e Barçës në vend që klubet e Premier League të ofronin kontratë/rrogë më të mirë.”, shkroi Romano në Facebook.

    Ndërkaq, sipas MilanNews, kjo është pothuajse e njëjta pagë të cilën ia ofruan drejtuesit e skuadrës italiane, por që Presidente nuk kishte vullnetin që të vazhdonte me skuadrën kuqezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!