×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë 10 futbollistë më të shtrenjtë shqiptarë, befason Milot Rashica

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 15:04

    Futbollistët shqiptar kanë bërë emër të madh në futbollin botëror.


    Disa nga ta luajnë në skuadrat më me emër në Evropë dhe vlera e tyre po rritet gjithnjë e më shumë.

    Granit Xhaka mbetet futbollisti me i shtrenjtë shqiptar në botë. ‘Transfermarket’ kartonin e tij e vlerëson hiq më pak se 45 milionë euro.

    Shoku i tij, Xherdan Shaqiri është i dyti me një vlerë prej 25 milionë euro, aq sa vlerësohet edhe Shkodran Mustafi i Arsenalit.

    Te Shqipëria, Elseid Hysaj është futbollisti më i vlefshëm me 23 milionë euro, derisa te Kosova Milot Rashica kushton 20 milionë euro.

    Vlerë të madhe ka edhe futbollisti i Levantes që mbron ngjyrat e Maqedonisë, Enis Bardhi i cli kushton 15 milionë euro.

    Më poshtë lista e 15 futbollistëve më të shtrenjtë shqiptar sipas ‘Whoscored’.

    1) Granit Xhaka – Arsenal – Zvicër – 45 milionë euro

    2) Xherdan Shaqiri – Liverpool – Zvicër – 25 milionë euro

    3) Shkodran Mustafi – Arsenal – Gjermani – 25 milionë euro

    4) Elseid Hysaj – Napoli – Shqipëri – 23 milionë euro

    5) Milot Rashica – Werder Bremen – Kosovë – 20 milionë euro

    6) Thomas Strakosha – Lazio – Shqipëri – 20 milionë euro

    7) Enis Bardhi – Levante – Maqedoni – 15 milionë euro

    8) Adnan Januzaj – Real Sociedad – Belgjikë – 15 milionë euro

    9) Admir Mehmedi – Wolfsburg – Zvicër – 10 milionë euro

    10) Berat Djimsiti – Atalanta– Shqipëri – 7.5 milionë euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!