×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë 20 futbollistët më të shtrenjtë kur dolën në pension

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 18:49

    Kur koha (me detyrim apo jo) për t’u tërhequr u erdhi atyre, ende kishin një vlerë të konsiderueshme në treg si futbollistë. Sidoqoftë, mosha dhe dëmtimet janë fatale për këtë sport.


    Këtu më poshtë është lista e 20 futbollistëve, vlera e tregut e të cilëve ishte më e larta në kohën e pensionimit, sipas vlerësimit të bërë në atë kohë nga faqja e internetit, e specializuar në këtë drejtim, Transfermarkt.

    Sipas një renditjeje zbritëse, nga 20 te 1, mund të njiheni me emrin e lojtarit, skuadra ku u pension (në kllapa), vlera që kishte në treg atë moment dhe vitin kur u tërhoq, bashkë me moshën që kishte kur i “vari këpucët në gozhdë”.

    20. Roy Maakay (Feyenoord) – 3.5 milionë euro – u pensionua në korrik 2010, në moshën 35-vjeçare.

    19. Miguel Brito (Valencia) – 3.5 milionë – doli në pension në korrik 2012, në moshën 32 vjeçare.

    18. Xabi Alonso (Bayern Munich) – 3.5 milionë – u pensionua në korrik 2017, në moshën
    35-vjeçare.

    17. Giovanni van Bronckhorst (Feyenoord) -3.75 milionë – u pensionua në korrik 2010,
    në moshën 35-vjeçare.

    16. José Francisco Molina (Levante) – 3.85 milionë – u pensionua në korrik 2007, në
    moshën 35-vjeçare.

    15. Flavio Conceincao (Panathinaikos) – 4 milionë – u pensionua në janar 2006, në
    moshën 31-vjeçare.

    14. Johan Micoud (Bordeaux) – 4 milionë – u pensionua në korrik 2008, në moshën 34-
    vjeçare.

    13. Darko Kovacevic (Olympiacos) – 4 milionë – u pensionua në janar 2009, në moshën
    35-vjeçare.

    12. Jorge Andrade (Juventus) – 4 milionë – u tërhoq në prill 2009, duke vuajtur nga
    dëmtimet, në moshën 30-vjeçare.

    11. José María Gutiérrez “Guti” (Besiktas) – 4 milionë – u pensionua në nëntor 2011, në
    moshën 35-vjeçare.

    10. Arjen Robben (Bayern Munich) – 4 milionë – u pensionua në korrik 2019, në
    moshën 35-vjeçare.

    9. Oliver Kahn (Bayern Munich) – 4.50 milionë – u pensionua në korrik 2008, në
    moshën 39-vjeçare.

    8. Pauleta (PSG) – 4,75 milionë – u pensionua në verën e vitit 2008, në moshën 34-
    vjeçare.

    7. Sebastian Deisler (Bayern Munich) – 5 milionë – u tërhoq nga dëmtimet në janar 2007, vetëm 27 vjeç.

    6. Steve McManaman (Manchester City) – 5.80 milionë – u pensionua në maj 2005, në moshën 33-vjeçare.

    5. Luis Figo (Inter) – 8 milionë – u pensionua në korrik 2009, në moshën 36-vjeçare.

    4. Pavel Nedved (Juventus) – 9 milionë – u pensionua në verën e vitit 2009, në moshën
    36-vjeçare.

    3. Willy Sagnol (Bayern Munich) – 9.50 milionë – u pensionua në janar 2009, në
    moshën 31-vjeçare.

    2. Philipp Lahm (Bayern Munich) – 11 milionë – u pensionua në verën e vitit 2007, në
    moshën 33-vjeçare.

    1. Zinedine Zidane (Real Madrid) – 12.5 milionë euro – u pensionua në verën e vitit
    2006, në moshën 34-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!