Përkujdesja për emra si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Gareth Bale etj, duket se është një biznes mjaft fitimprurës.
Përveç lojtarëve dhe trajnerëve që po fitojnë shuma të majme parash në botën e futbollit, duket se edhe agjentët e lojtarëve nuk qëndrojnë keq.
Pikërisht në këtë periudhë, pra në afatin kalimtar, është koha kur agjentët e lojtarëve kanë rrolin më të rëndësishëm, si dhe sigurojnë shuma të mëdha parash.
Emra si Mino Raiola e Jorge Mendes janë prej më të njohurve në këtë fushë, por kush janë më të paguarit? Më poshtë janë emrat më të paguar nga agjentët e futbollistëve.
Jose Otin – Ka në regjistrat e tij emra si Dani Ceballos, Kepa e Javi Martinez. Thuhet se agjenti ka emrin e tij në kontrata që mbërrijnë shumën e 244 milionë funteve, sipas ‘Forbes’.
Volker Struth – Ka në regjistrat e tij emra si Toni Kroos e Marco Reus. Emri i tij përfshihet në disa kontrata, të cilat arrijnë shumën e 375 milionë funteve.
Mino Raiola – Ka në regjistrin e tij emra si Romelu Lukaku, Paul Pogba e Matthijs de Ligt. Emri i tij përfshihet në kontrata të cilat arrijnë shumën e 508 milionë funteve.
Jonathan Barnett – Ka në regjistrin e tij emra si Gareth Bale, Joe Hart e Luke Shaë. Emri i tij përfshihet në kontrata të cilat arrijnë shumën e 643 milionë funteve.
Jorge Mendes – Agjenti që në regjistrin e tij mban emrin e Cristiano Ronaldo, ka të nënshkruar një total kontratash që prekin shumën e 807 milionë funteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.