Cristiano Ronaldo dhe familja e tij aktualisht po mbrohen nga binjakët që kanë shërbyer si ushtarë në një njësi elitare të forcave speciale në Afganistan.
Të hënën në mëngjes, një nga truprojat e Ronaldos përplasi Bugattin e tij prej 1.7 milionë euro në anën e shtëpisë së pushimit të superyllit të Manchester United në Majorca, pasi 37-vjeçari e mori super-mjetin për pushimet e tij familjare në ishullin spanjoll.
Emri i drejtuesit të makinës nuk është bërë i ditur, por dyshohet se dy vëllezërit kanë qenë në makinë.
Megjithatë, pavarësisht aksidentit, Ronaldo shoqërohet në çdo kohë nga vëllezërit Sergio dhe Jorge Ramalheiro.
Pasi u larguan nga forcat speciale portugeze, ata u bashkuan me një njësi të policisë kombëtare që ruante politikanët dhe gjyqtarët vendas, përpara se të punësoheshin si truproja personalë të Ronaldos vitin e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.