×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë dy kandidatët për ta marrë drejtimin e Kombëtares U-21 të Kosovës

    Reporteri
    14 Nëntor 2020 | 13:48

    Rafet Prekazi nuk do të jetë më selektor i Kosovës U21.


    Tekniku mitrovicas do ta drejtojë Kosovën edhe në duelin e radhës kualifikues për Evropianin e vitit 2021, teksa pas asaj ndeshje do t’u thotë ‘lamtumirë’ “Dardanëve” të rinj.

    Siç bën të ditur mediumi “Sporti.info” tashmë Federata e Futbollit e Kosovës i ka kumtuar lajmin Prekazit që marrëveshja që do përfundojë pas këtij cikli kualifikues nuk do të rinovohet. Ndërsa thuhet se dy kandidatët kryesor janë Shefki Kuqi dhe Bekim Isufi.

    FFK ende nuk ka vendosur, por njëri nga këta dy do të jetë me shumë gjasë trajner i Kosovës U21.

    Prekazi do ta drejtojë Kosovën ndaj Turqisë për herë të fundit.

    Ai qëndroi te Kosova U21 për katër vite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!