×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë pretendentët kryesor për ‘Topin e Artë’, mungon një emër i madh

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 8:42

    Triumfi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ka bërë disa lojtarë kryesor të skaudrës pretendent për Topin e Artë.


    Derisa Leo Messi i prinë garës për këtë çmim, skuadra e Liverpoolit po përmendet në debate pas fitores ndaj Tottenhamit në finalen e së shtunës në Madrid, shkruan Reporteri.net

    “Mendoj se fituesi i Topit të Artë duhet të luaj në finalen Ligës së Kampionëve”, pati thënë Sergio Aguero pasi ai fitoi Premierligën për herë të katërt në maj.

    Kjo teori la mesin jashtë garës për çmimin.

    Kandidatë të rinj

    Lojtari i ndeshjës në finalen e Ligës së Kampionëve, Virgil van Dijk mund të festojë edhe një titull tjetër javën e ardhshme me Holandën e cila garon në finalet e Ligës së Kombeve.

    Kujtojmë që mbrojtësi i fundit që e kishte fituar këtë çmim ishte Fabio Canavaro pasi ai udhëheqi Italinë drejt triumfit në Kupën e Botës.

    Sadio Mane iu bashkohet Messit dhe Mo Salah në fazën ofanzive, derisa Ronaldo nuk është favorit këtë vit për shkak të dështimit të Juventusit në Ligën e Kampionëve.

    Përderisa Messi është kandidati kryesor për ta fituar çmimin, ‘efekti’ i Ligës së Kampionëve mund të bëjë që njëri nga lojtarët e Liverpoolit ta fitojë Topin e Artë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!