×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë fjalët e para të Pijanic pas transferimit në Barcelonë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 8:12

    Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.


    Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse, derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin katalunas për “Zonjën e Vjetër”.

    Përmes një video, Pjanic është shprehur i lumtur për kalimin në Camp Nou.

    “Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Força Barça!”.

    Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!