×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë shtetet që po zhvillojnë futboll në kohë koronavirusi

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 11:39

    Teksa thuajse e gjithe bota e futbollit është gjunjëzuar për shkak të Koronavirusit, ka edhe nga ato shtete që kanë bërë rezistencë të fortë, duke vijuar kampionatet respective normalisht.


    Përveç Bjellorusisë, Nikaraguas dhe Burundit, shteti tjetër ku luhet futboll është edhe Taxhikistani.

    Bëhet fjalë për shtetin e cili ndohet në Azinë Qendrore, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik ku zyrtarisht nuk ka asnjë rast me Koronavirus.

    Këtë të shtunë u zhvillua Superkupa e këtij vendi mes Istiklol dhe Khujand e mbullur 2-1 për Istiklol që e fitoi këtë trofe për herë të nëntë në histori.

    Ndërsa ditën e diel, do të nisë kampionatin ku skuadra për t’u mundur do të jetë pikërisht Istiklol, fitues i titullit kampion në 6 edicionet e fundit.

    Në total, në startin e kampionatit do të jenë 10 skuadra, 2 më shumë se në sezonin e kaluar për një numër të përgjithshem prej 27 ndeshjesh që do të zhvillohen në 3 faza.

    Përsa i përket sfidës të së shtunës, ajo u zhvillua në një stadium të boshatisur ndërkohë që në tribuna u shfaq një parrullë ku shkruhej ‘Ndal, Koronavirusit’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!