Khabib Nurmagomedov e ka mundur Conor McGregorin edhe një herë, kësaj radhe jashtë kafazit të UFC-së, në rrjetin social Twitter, duke ia kujtuar atij se paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ai e humbi në një mbrëmje të famshme nuk do t’i rikthehet më, pasi irlandezi e talli Khabibin për gjobën pas luftës së tyre vitin e kaluar.
McGregor iu gjunjëzua Khabitit duke e dorëzuar luftën në rundin e katërt në njërën prej meçeve më të famshme në UFC.
Ofendimet e McGregorit e nxitën Khabibin të shkaktojë përleshje pas meçit, i cili u prish nga skena të shëmtuara që ndodhën më pas.
Dyshja tani ka shkëmbyer fjalë në Twitter, me McGregorin që e nisi luftën e fjalëve, duke reaguar ndaj njërit prej postimeve të McGregorit.
“Ndjenjë madhështore, pas pesë rundeve kampionati. Shihemi së shpejti adhurues, shumë shpejt. Faleminderit njerëz për përkrahje gjithë këto vite”, shkroi Khabib.
McGregor iu përgjigj duke thënë: “T’i morën paratë dhe sytë e vëllait tuaj u tronditen kur luftuat me mua, mi i vogël. Viva Las Vegas, shtëpia fiton gjithmonë. Një aheng i madh në Wynn së shpejti.”
Por, Khabibi ia ktheu në mënyrë brilante, që sipas shumë personave, ia tregoi vendin irlandezit.
“Paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ti e humbe atë mbrëmje nuk do të rikthehet kurrë, mësohu me të. E përfundove karrierën në MMA, por e nise në Twitter?”, iu përgjigj Khabibi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.