×
  • Sport
  • Sport

    Khabib Nurmagomedov tregon nëse do të rikthehet në UFC

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 11:44

    Khabib Nurmagomedov pasi e kishte mposhtur Justin Gaethje muajin e kaluar menjëherë pas meçit ishte pensionuar.


    Por, njeriu kryesor në UFC, Dana White ka thënë se Khabib do t’i rikthehet këtij sporti, shkruan Reporteri.net

    “Khabib dhe unë kemi folur. Ai ishte shumë emocional kur lufta mbaroi, por unë e kam ndjenjën që ai mund të shkojë për 30:0”, ka deklaruar White, kur u pyet nëse Khabib mund të luftojë përsëri.

    “Unë e dua këtë. Babai i tij dëshironte që ai karrierën ta përfundonte me seri 30:0, dhe mendoj se Khabib dëshiron ta përmbush amanetin e tij”

    Por, tani ka ardhur edhe përgjigjia e Khabibit, të cilin me gjasë nuk do ta shohim më duke luftuar në UFC, pasi siç thotë ai vetë, nuk ka më ndonjë interes për ta bërë një gjë të tillë.

    “Ju mund të luftoni deri në moshën 40 vjeç, por duhet të ketë një qëllim” ka thënë Khabib.

    “Unë kisha një qëllim për të arritur majën dhe arrita atje. Për më tepër, nuk kam interes konkurrues”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!