×
  • Sport
  • Sport

    Khabib paralajmëron pensionimin nga UFC?

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 12:05

    Khabib Nurmagomedov ka marrë edhe një herë vëmendjen e publikut, me spekulimet që kanë filluar për pensionimin e tij.


    Javë më parë, Conor McGregor njoftoi se po dilte në pension, dhe tifozët e arteve marciale ishin të shqetësuar se Khabib do të ndiqte rrugën e tij.

    Këto thashetheme janë “ushqyer”  edhe më shumë natën e mbrëmshme.

    Është menaxheri i tij që ka publikuar një mesazh të paqartë, pa treguar nëse Khabib po pensionohet nga UFC

    “Loja nuk do të jetë më e njëjtë”, ka shkruar menaxheri i Khabib.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!