×
  • Sport
  • Sport

    Kjo do të jetë skuadra e parë kosovare me kanalin e saj sportiv

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 23:15

    Skuadrat e mëdha në sportet e ndryshme, si pjesë të rëndësishme të infrastrukturës e kanë edhe informimin, pra edhe kanalin e tyre zyrtar.


    Klubi i basketbollit Rahoveci shumë shpejtë pritet të bëhet me televizion zyrtar të klubit.
    Siç mëson ‘asistionline.com’, pranë klubit rahovecas kanë konfirmuar se zyrtarët e klubit janë në fazën finale për ta formuar një televizion që do t’i shërbejë klubit.

    Ky televizion do të transmetohet në Youtube dhe Artvision në Rahovec, pra është kanal lokal që transmeton gjithçka në lidhje me klubin, si lojërat e kaluara të klubit por edhe stërvitjet dhe gjërat e tjera që janë për publikun.

    Rahoveci ditë më parë kishte bërë me dije se do të hap edhe “fanshop-in”, e klubit dhe po bëhet njëra ndër klubet më të organizuara sportive në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!