Xherdan Shaqiri e ka festuar mbrëmë titullin e kampionit, të parin për të në Angli.
Humbja e Manchester Cityt nga Chelsea me rezultat 1:2 ia siguroi edhe matematikisht titullin e më të mirit në Premierligë Liverpoolit, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni, derisa “Reds” kanë 23 pikë më shumë se “Citizens”.
Dhe, edhe pse pati hapësira të pakta për të luajtur, Shaqiri është pjesë e këtij suksesi historik të Liverpoolit, i cili e fitoi titullin e kampionit pas 30 vjetësh pritjeje, respektivisht të parin në formatin e ri të kampionatit anglez.
“Kampionë”, ka shkruar futbollisti kosovar në rrjetet sociale.
Me këtë rast, vitrinat e Shaqirit vazhdojnë të mbushen pasi ai e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bayern Munichun dhe Liverpoolin, si dhe kampionatin gjerman dhe atë anglez.
Përfaqësuesi zviceran megjithatë pritet të largohet nga “Anfield Road” në fund të këtij sezoni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.