×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është huqja e javës në Bundesligë

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 9:25

    M’Gladbach siguroi një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Eintracht Frankfurt ditën e djeshme.


    Miqtë triumfuan 1-3, parakaluan Leipzig dhe renditen në vend të tretë në kampionatin gjerman.

    Ndeshja dhuroi katër gola dhe një rast flagrant të humbur. Ishte minuta e 85-të dhe M’Gladbach kishte shansin për të vulosur fitoren me “poker” golash.

    Portieri vendas doli blof, Justin Hofmann mori një top nga një shok i skuadrës dhe e kishte shumë të lehtë për të dërguar topin në rrjetë.

    Gafë fatale e tij, teksa meritë ka edhe Martin Hinteregger. Mbrojtësi vendas i hoqi kënaqësinë e golit 23-vjeçarit të M’Gladbach, duke kryer një ndërhyrje fantastike dhe mbrojtur portën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!