×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është lista e lojtarëve të kombëtares së Kosovës për ndeshjet e marsit

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 16:13

    Ndeshjet e para të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024 po afrohen. Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji, të cilat janë shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt qëllimit final – kualifikimit në Evropian.

    Përzgjedhësi Alain Giresse për dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Izraelit dhe Andorrës, ka ftuar 26 futbollistë.

    Tani është koha që lojtarët tanë dardanë formën e mirë që po e kalojnë në klubet e tyre ta bartin në ekipin kombëtar dhe të krijojnë një sinergji të fortë për të arritur suksesin historik.

    Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00.

    Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!