Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka shpenzuar 10 milionë për të blerë një vilë në kryeqytetin spanjoll e cila ka gjashtë dhoma gjumi, një pishinë dhe kinema derisa ai është duke u adaptuar pas kalimit atje për 150 milionë funte.
Eden Hazard ka gjetur shtëpinë e tij të re pas një muaji që e kompletoi kalimin e tij në Real Madridi 150 milionë funte.
28 vjeçari ka shpenzuar 10 milionë funte në një vilë futuristike në zemrën e kryeqytetit spanjoll derisa është duke u përgatitur për sezonin e ri, transmeton Express.
“Casa de Hazard” mund të gjendet në lagjen La Finca, e cila është e njohur si lagja e famshme për shumicën e lojtarëve të Real Madrid.
Vila, e cila është e dizajnuar nga arkitekti Joaquin Torres, ka gjashtë dhoma të fjetjes në të cilat do të banon Hazard me gruan e tij Natacha dhe tre djemtë – Yannis, Leo dhe Samy.
Shtëpia luksoze po ashtu ka një pishinë, një spa, palestër, një kinema dhe një fushë tenisi në kopsht, që Hazard dhe familja e tij të kenë jetë komode në shtëpinë e tyre të re.
Ish ylli i Chelsea ka kërkuar që një kohë të gjatë që të jetë në këtë shtëpi derisa po përgatitet për debutimin e tij në La Liga këtë vikend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.