Vedat Muriqi e ka kompletuar sot (7 korrik) edhe zyrtarisht kalimin nga Rizespor te Fenerbahce.
Sulmuesi shqiptar kishte disa ditë që po lidhej me largimin nga skuadra turke, ndërsa për të ishin të interesuar edhe disa skuadra nga Serie A.
Për ta kompletuar transferimin e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Fenerbahce do t’i paguajë Rizesporit gjashtë milionë euro, mirëpo në marrëveshjen e arritur, pagesa do të kryhet për katër vitet e ardhshme me nga 1.5 milion euro dhe katër lojtar për çdo sezon.
Kjo nuk është e tëra. Klubi nga Prizreni, Liria, do të përfitojë 300 mijë euro nga kjo marrëveshje në mes të dyja klubeve turke.
Në rregulloren e FIFA-s thuhet se skuadra që e ka pasur lojtarin në akademia shpërblehet me 5 për qind të shumës së transferimit, e që i bije rreth 300 mijë euro, shkruan insporti.
Klubi prizrenas do t’i gëzohet këtij lajmi, por edhe që ka arritur të nxjerr nga akademia e tyre një lojtar të talentuar si Muriqi, e që e kishte në pronësi deri në vitin 2013, për të kaluar më pas te Teuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.