×
  • Sport
  • Sport

    Klauzola sekrete e Suarezit: Mund të largohet falas në qershorin e ardhshëm

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 18:22

    Ylli i Atletico Madridit, Luis Suarez është duke shkëlqyer në La Liga këtë edicion.


    Mirëpo, “Los Rijoblancos” kanë bërë një gabim të vogël në detajet e kontratës së uruguaianit, që i jep mundësi lojtarit të largohet falas në verën e ardhshme në rast se dëshiron, transmeton lajmi.net.

    Detajet e kontratës së Suarezit me Atleticon:

    Marca ka zbuluar detajet e kontratës së Suarezit që u nënshkrua në verën e kaluar.

    15 golat e uruguaianit në La Liga do t’i japin një bonus në anën ekonomike dhe ky bonus mund të rritet kur të arrin 20 gola, që i mungojnë vetëm katër, ngase është duke garuar me mikun e tij, Lionel Messi për çmimin ‘Pichichi’.

    Gazeta në fjalë ka zbuluar edhe detajet të tjera të kontratës së 34-vjeçarit.

    Suarez që ka dy vite kontratë, mund të largohet me 30 qershor si agjent i lirë nëse dëshiron një sfidë të re, diku larg Spanjës.

    Sidoqoftë, Suarez as nuk është duke konsideruar këtë opsion sepse është i lumtur me skuadrën, trajnerin dhe gjithçka që prej kalimit te klubi madrilen.

    Ndërkohë, situata e Suarezit është përafërsisht e njëjtë si e David Villas, që kaloi nga Barcelona te Atletico para tetë viteve dhe arriti të fitojë La Liga-n, derisa ishte edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

    Mbetet të shihet nëse Suarez do i ndihmojë Atleticos të fitojnë La Ligan, ose Ligën e Kampionëve, trofe që do ishte më i rëndësishmi në historinë e “Los Rijoblancos”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!