Futbollisti i Leipzigut, Timo Werner pranon se ma mirë është që ai të transferohet tek një skuadër në Premierligë se sa të shkojë tek Bayerni.
Kohë më parë, në mediat angleze flitej se skuadra e Liverpoolit ishte e interesuar për Werner, por si duket ky transferim është vështirë të ndodhë në kohë pandemie, shkruan Reporteri.net
Përpahja e koronavirusit, dhe pezullimi i çdo aktiviteti sportiv, ka bërë që skuadra e Klopp të preket finaciarisht, dhe për këtë, “The Reds” nuk do të shpenzojnë as edhe një cent në afatin kalimtar të verës.
Kështu që, Werner është i gatshëm që të transferohet në Premierligë, kjo pasi ai tha që nuk do të zgjedhte Bayernin si skuadrën e tij të ardhshme.
Kujtojmë se Werner kushton 50 milion euro nëse largohet nga Leipzingu këtë verë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.