Thiago Alcantara nuk është i gatshëm për ndeshjen kundër Manchester Cityt
Liverpooli në fundjavë luan me Manchester Cityn në Etihad, derisa nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Alcantaras, shkruan Reporteri.net
Jurgen Klopp në konferencën për shtyp e ka konfirmuar se Alcantara nuk është i gatshëm akoma për t’u rikthyer.
“Jo. Thiago nuk është i gatshëm për tu rikthyer. Nuk ka nevojë të kryej operim por kur të përfundojnë problemet më dhimbje mund të fillojë stërvitjet”,” ka thënë Klopp.
Ndryshe, Thiago u lëndua në derbin kundër Evertoni dhe akoma nuk dihet se kur do të mund të rikthehet që të luajë për Liverpoolin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.