Liverpooli është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Atletico Madrid me rezultat 2-3 pas kohës shtesë.
Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e ka mbajtur fajin mbi vete derisa ka thënë se lojtarët dhanë gjithçka në fushë.
“Kur rezultati shkoi në 2-1 nuk ishte shumë e rrezikshme, ishte një goditje por nuk është problem i madh. Goli i dytë ishte problem shumë i madh“, ka thënë trajneri i Liverpoolit.
“Pas golit të dytë ishim pak të lodhur. Gjithçka që dukej e natyrshme gjatë kohës së rregullt më pas u bë pak e ashpër. Lojtarët nuk kishin të njëjtën cilësi. Kemi dashur që të shënojmë si në golin e parë, i cili ishte i shkëlqyeshëm“.
“Jam plotësisht i lumtur me përformancën. Është kaq e vështirë të luash me një kundërshtar se ky“.
“Unë nuk e kuptoj cilësinë e futbollit që ata kanë. Ata mund të luajnë futbollin e duhur, por ata qëndrojnë mbrapa dhe përdorin kundërsulmet“.
“Unë e kuptoj që unë jam një humbës me të vërtetë i keq, veçanërisht kur djemtë bëjnë një përpjekje të tillë kundër lojtarëve të klasit botëror“, ka përfunduar Klopp.
Liverpool, përkundër formës së mirë që ka treguar nuk arriti të mbroj titullin e fituar sezonin e kaluar.