×
  • Sport
  • Sport

    Klopp flet për Shaqirin në konferencën e fundit para derbit me Manchester Cityn

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 13:54

    Liverpooli këtë fundjavë luan derbin me Manchester Cityn në kuadër të javës së 12-të në Premier Ligë


    Xherdan Shaqiri nuk do të përfshihet me skuadrën e Liverpoolit as për këtë ndeshje, dhe këtë e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    Në konferencën e fundit për shtyp gjermani foli për gjendjen e lojtarëve, ku përmendi edhe Shaqirin, i cili do të jetë jashtë fushave të gjelbra edhe për një kohë shkaku i një lëndimi që ka pësuar më parë.

    Image result for shaqiri vs napoli champions“Virgil[van Dijk] dhe Jordan[Henderson] janë në gjendje të mirë. Joel[Matip] mbetet jashtë edhe për disa javë së bashku me Shaqirin,” ka thënë Klopp.

    Kujtojmë që mesfushori nga Zhegra për herë të fundit me Liverpoolin luajti më 17 shtator kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

    Ndryshe, Liverpooli është lider i Premier Ligës me 31 pikë, ndërsa Man City është përcjellësi i parë i tyre me 25 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!