Skuadra e Liverpoolit po kalon një sezon fantastik këtë viti, ku tashmë regjistrojnë, 26 fitore një barazim dhe një humbje nga skuadra e Watford.
Pikërisht për këtë humbje në 3:0 nga Watfordi, tekniku Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij do të bëhet më e fortë dhe se nuk duhet të lejojë befasi në fund të kampionatit, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse nuk janë në rrezik të madh, pasi janë 22 pikë larg nga Man City që ndodhet në vendin e dytë, gjermani thotë se duhet të jenë të fokusuar.
“Sigurisht që nganjëherë një trokitje e vogël është e rëndësishme,” tha Klopp.
“Kështu që unë nuk shoh ndonjë gjë negative në të. Kështu që ne do të mundohemi që të mos lejojmë befasi në fund të kampionatit. Kualiteti tonë do ta tregojmë në ndeshjet e ardhshme”, tha ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.