×
  • Sport
  • Sport

    Klopp i përgjigjet Salahut pasi ylli egjiptian dha sinjale për largim të mundshëm nga Liverpooli

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 12:17

    Jurgen Klopp ka thënë se asnjë futbollist nuk e mban me zor në skuadër që nënkupton se nëse Salah dëshiron largimin ai mund ta bëjë një gjë të tillë


    Mo Salah është në qendër të vëmendjes pasi në intervistën e fundit kishte thënë se nuk i dihet të ardhmes dhe se Barcelona e Real Madridi janë klube të mëdha, shkruan Reporteri.net

    Pas kësaj deklarate trajneri gjerman, Jurgen Klopp iu është përgjigjur egjiptianit në këtë mënyrë.

    “Ju nuk mund t’i detyroni njerëzit të qëndrojnë, ne kurrë nuk e kemi bërë atë. Por nëse një lojtar dëshiron të shkojë ne nuk do të detyrohemi ta mbajmë atë, unë thjesht nuk e kuptoj pse dikush do të dëshironte të largohej,” ka thënë Klopp.

    Ndryshe, Liverpooli është lider i Premier Ligës dhe Salah golashënuesi më i mirë në kampionat. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!