×
  • Sport
  • Sport

    Klopp jep dritën e gjelbër për transferimin e yllit spanjoll

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 10:50

    Liverpooli do të tentojë transferimin e Thiago Alcantara


    Alcantara nuk ka arritur një marrëveshje të re me Bayern Munich për vazhdimin e kontratës dhe kështu ai këtë verë pritet të largohet nga Allianz Arena, shkruan Reporteri.net

    Mesfushori spanjoll mund ta vazhdojë karrierë në Anfield, te Liverpooli, që është njëri nga klubet e interesuara.

    Sipas raportimeve të fundit Jurgen Klopp ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij dhe tani i mbetet klubit të Liverpoolit që të negociojë me Bayernin.

    Ndryshe, për Alcantaran përveç Liverpoolit është i interesuar edhe Manchester United. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!