×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Këta jemi ne, ia dhamë tifozëve respektin që e meritojnë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 11:19

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se skuadra e tij ua dha tifozëve respektin që e meritonin gjatë fitores me rezultat 4:0 në ndeshjen kundër Crystal Palace, të mërkurën në mbrëmje.


    Ndeshja e parë e Liverpoolit në Anfield prapa dyerve të mbyllura bëri që skuadra e Jurgen Kloppit të shkojë një hap më afër titullit të parë të ligës në 30 vjet, pas një paraqitje mbresëlënëse.

    Golat e shënuara nga Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah, Fabinho dhe Sadio Mane ia dhanë Liverpoolit fitoren e rëndësishme mbrëmë në Anfield, duke bërë kështu që Liverpooli të mundë të shpallet kampion qysh të enjten.

    Liverpooli mund ta sigurojë trofeun sot nëse Manchester City nuk arrin ta mposhtë Chelsean sonte në Stamford Bridge. Mirëpo, Kloppit i mjaftoi ta shijojë paraqitjen e mirë të skuadrës së tij kundër Palace.

    “Ne treguam sot shumë arsye, nëse jo të gjitha, se pse jemi në këtë pozitë. Para se të riniste sezoni, unë thashë se doja t’i bënim ndeshjet më të mira prapa dyerve të mbyllura që janë luajtur ndonjëherë. Nuk e di nëse e bëmë këtë, por pa dyshim se e bëmë presionin më të mirë në këtë lloj të ndeshjeve ndonjëherë”, ka thënë Klopp.

    “Ne ua dhamë tifozëve tanë respektin që e meritojnë, u treguam që mund të luajmë sikur t’i kemi në stadium edhe kur ata nuk janë këtu. Por, ata mund të na shtyjnë të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe s’vlen asgjë pa tifozë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!