×
  • Sport
  • Sport

    Klopp lavdëron sërish Thiagon

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 8:28

    Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munich.


    Kjo është e pashmangshme, pasi tashmë është konfirmuar edhe nga zyrtarët e Bayernit.

    Por ku do të shkojë? Liverpooli është një opsion Real, derisa trajneri Jurgen Klopp për herë të dytë me radhë e lavdëron ish mesfushorin e Barcelonës.

    “Nuk ia kam idenë kush do të luajë për mua vitin tjetër, s’kam asgjë tjetër për të thënë në këtë moment”, tha Klopp.

    “Thiago Alcantara është lojtar i shkëlqyer, por gjithashtu lojtar i Bayern Munich. Ky është realiteti i tanishëm dhe gjithçka çfarë mund të them. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!