×
  • Sport
  • Sport

    Klopp, pas ngritjes së trofeut: Liverpooli s’do të ndalet

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 8:19

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i paralajmëroi të gjithë kundërshtarët në Premierligë se skuadra e tij nuk do të ndalet as pas triumfit në ligë, që ia përfundoi klubit ecurinë prej 30 vjetëve pa titull të ligës.


    “Ne nuk do të ndalemi. Ne nuk do të ndalemi. Ne kemi sfida përpara, sfida të brendshme. Natyrisht që mund të përmirësohemi, i kemi lojtarët për këtë. Naby Keita luajti pothuajse vetëm gjatë pjesës së fundit të sezonit. Ne e kemi mundësinë ta bëjmë një hap tjetër”, ka thënë Klopp.

    “Duhet ta bëjmë edhe një hap, pasi që të tjerët nuk do të flenë. Nuk kemi garanci për asgjë, përveç se ne do të tentojmë sërish”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!