×
  • Sport
  • Sport

    Klopp për rikthimin në stërvitje: Ishte si dita e parë e shkollës

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 8:18

    Liverpooli ka filluar stërvitjet pas një pauze gati dy mujore për shkak të pandemisë që “paralizoi” botën e futbollit.


    Trajneri i Reds, Jurgen Klopp e ka quajtur si ditën e parë të shkollës momentin kur u bashkua me lojtarët e tij.

    “Kthimi në stërvitje ishte si nxënësit në ditën e parë të shkollës. Isha aq i etur sa 46 vjet më parë. Në fakt, u zgjova më herët se zakonisht, vesha uniformën dhe shkova në terren. Ishte bukur. Unë isha i lumtur që pashë përsëri lojtarët: të gjithë ishin në humor të mirë dhe të aftë”, ka thënë Klopp.

    “Ne nuk e dimë se sa kohë do të duhet për t’u përgatitur për finalen e sezonit apo për tjetrin. Domosdoshmërish, pushimi do të jetë i shkurtër. Është njësoj si të zhvillosh periudhën parasezonale, pa luajtur ndeshje miqësore, por vetëm lër mes nesh. Jam i lumtur, sepse lojtarët ishin në gjendje të pushonin, edhe pse nuk ishin me pushime. Shqetësimi për virusin ishte atje, dhe ishte i madh. Protokolli është i shkëlqyeshëm, do të stërvitemi në vende të sigurta. Tani presim vetëm lajme të mira“, ka shkruar gjermani.

    Premierliga mendohet se do të rikthehet nga mesi i qershorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!