×
  • Sport
  • Sport

    Klopp rikujton ditën e parë të Salahit te Liverpoolit dhe bisedën që kishin për Manen

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 11:22

    Jurgen Klopp është rikthyer në kohë që të kujtojë ditën e parë të Mohamed Salahut te Liverpooli, me egjiptianin që tani po i bën 150 paraqitje për klubin.


    The Reds do të takohen me Arsenalin në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier, me egjiptianin që do të arrijë shifrën magjike.

    Salah ka qenë pjesë e një suksesi të madh të Liverpoolit në këto dy sezonet e fundit, derisa kishte kaluar nga Roma në vitin 2017.

    28-vjeçari ka arritur të shënojë 94 gola në 149 paraqitje në të gjitha garat, gjersa Klopp ka folur për partneritetin e tij me Sadio Manen dhe Roberto Firminon.

    “Kjo do të jetë ndeshja e 50 e tij në këtë edicion, e pabesueshme”, ka thënë Klopp. “Tre sulmuesit kanë punuar në një mënyrë që nuk e kemi pritur”.

    “Ai tha se Sadio luan aty, unë i thash që Sadio mund të luajë në krahun e majtë po ashtu”.

    “Tani, ata kanë shënuar 250 gola së bashku (përfshirë Firminon) andaj ishte punë emirë nga ta. Ju nuk mund të ndryshoi botën i vetëm, por së bashku”, ka shtuar më tej Klopp.

    Salah është edhe në këtë edicion favoritë për të fituar Këpucën e Artë në Ligën Premier me 19 gola të shënuar, por që është katër gola mbrapa Jamie Vardyt me tri ndeshje të mbetura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!