×
  • Sport
  • Sport

    Klopp tregon pse nuk do ta shikojë ndeshjen e sontme ndërmjet Chelseat dhe Cityt

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 14:55

    Liverpool mund të shpallet kampion Anglie sonte në mbrëmje.


    Manchester City luan në “Stamford Bridge” kundër Chelsea (21:15) dhe nëse nuk fiton ndeshjen skuadra e Jurgen Klopp fiton zyrtarisht titullin.

    Gjermani është shfaqur në humor pas fitores së djeshme 4-0 kundër Crystal Palace. Në prononcimin e dhënë për Sky Sports, trajneri i Liverpool tregohet pak supersticioz dhe thekson se nuk do e shikojë takimin e sotëm të rivalëve.

    “Nuk e di nëse do e shoh sot ndeshjen Chelsea-Manchester City. Herën e fundit që u ula të shikoj Cityn, ata po fitonin 3-0 dhe e lashë takimin përgjysmë. Po humbisja kohë kot (qesh). Ata janë realisht një skuadër e shkëlqyer, janë të jashtëzakonshëm.

    Guardiola ka thënë që do të lërë pushim ndonjë lojtar të madh për ta ruajtur për ndeshjen e FA Cup? Me të vërtetë e ka thënë diçka të tillë? Do të jetë duke luajtur poker… “, deklaron Jurgen Klopp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!