×
  • Sport
  • Sport

    Klubet e Ligës Premier po mendojnë ndërprerjen e kampionatit për dy javë pasi numrat me coronavirus janë shtuar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 19:37

    Klubet e Ligës Premier thuhet se po mendojnë për një pushim dy javor pas një rritje të rasteve me coronavirus.


    Telegraph shkruan se drejtuesit e klubeve kanë mbajtur bisedime për një pushim në mes të sezonit, pasi ka shqetësime për rastet në klubet si Manchester City dhe Sheffield United .

    Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Evertonit e vlefshme për Ligën Premier u shty mbrëmë.

    Në anën tjetër ndeshja mes Sheffield United dhe Burnley po luhet këtë mbrëmje, ekziston frika se shumë ndeshje duhet të mos zhvillohen dhe për këtë shihet një pauzë nga java e ardhshme.

    Tottenham – Fulham është ndeshja e fundit që është futur në dyshim. Kjo pasi një ‘numër njerëzish’ në Fulham kanë dalë pozitiv.

    Mbetet të shihet nëse ndeshja e nesërme do të zhvillohet.

    Liga Premier regjistroi 18 rezultate pozitive në raundin e saj të fundit të testimeve me coronavirus.

    Shefi i Southampton, Ralph Hassenhuttl është izoluar gjithashtu dhe nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Ëest Ham.

    Klubet kanë frikë se raundi i tretë i FA Cup javën e ardhshme do të shohë më shumë shtyrje ndeshjesh, duke shkaktuar kaos të mundshëm të orarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!