Klubi i futbollit Vitia sot është mposhtur me rezultat 1-2 nga Flamurtari.
Por klubi vitias përmes një postimi në Facebook është ankuar në referim duke thënë se referi ka favorizuar ekipin kundërshtar.
Ky klub kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe kreu i saj Agim Ademi, por edhe nga UEFA e Prokuroria e Shetit që siç thonë të hetojnë personat që sipas tyre po e shkatërrojnë rininë, futbollin por dhe donatorët.
Postimi pa ndërhyrje i klubit Vitia në Facebook:
Nga Fc Vitia
Kerkojm nga instucionet ma te larta te FFK-es, Uefa ,qe te rritet niveli i referimit , sot ne ndeshje qe u zhvillua ne mes Vitis-Flamurtari ishte nje referim skandaloz dhe me shum tendeca per te favorizuar kundershtarin.
Ne si klub nuk kemi zgjidhje se qka te bojm a te luajm futboll apo te mirrmi me ndarjen e drejtesis duke vendosur vete drejtesi ,grupe te organizuar mbrenda FFK -es funksionojn ala vetem per perfitime personale dhe te grupit , ne si klub mbami nga donator i vetem qe eshte Florent Emini, por si po shifet personat e caktuar mbrenda instucionit te futbollit dojn ti largojn donatort dhe te funksionoj grupi i FFk-es duke shkatrruar investimet e personav qe me shum veshtersi mbajn klubin per nje rini te qyteti te Vitis , por durimit i ka ardhur fundi kemi reagur disa her per referime por ase kush ska marrur masa.
Kerkojm nga FFK posaqerisht krytari Agim Ademi ,Uefa, Prokuria e Shtetit qe te hetojn keta persona qe po e shkatrrojn rinin ton , futbollin dhe donatort.