Futbolli është ndalur prej disa javësh, por interesimi i skuadrave të mëdha nuk është shuar aspak për Marash Kumbullën.
Futbollisti i kombëtares sonë është një nga emrat më të kërkuar, teksa së fundmi sipas portalit Arena” në Itali ka ardhur një ofertë konkrete nga Anglia.
Chelsea ka hedhur në tavolinë 23 milionë euro për mbrojtësin e Veronës. Gjithsesi kjo shumë mund të mos mjaftojë, pasi Verona kërkon të paktën 35 milionë euro për të.
Në janar Napoli ofroi 25, dhe sërish u refuzua, ndërkohë që prej kohësh ka interesim konkret nga Interi, që është gati të përfshirë në tratativa dy futbollistë: Dimarcon dhe Edie Salcedo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.