×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i Milot Rashicës me komunikatë zyrtare, izolohet futbollisti për shkak të COVID-19

    Reporteri
    15 Maj 2020 | 22:31

    Në prag të rifillimit të Bundesligës, klubi i Werder Bremenit (do të luajë të hënën kundër Bayer Leverkusenit) njoftoi pozitivitetin e një të afërmi të një prej lojtarëve të ekipit.


    Pavarësisht se futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga klubi (mediet kanë zbuluar se është veterani Claudio Pizarro), ishte negativ, izolimi për të është i detyrueshëm.

    “Nuk ka rreziqe për ekipin dhe stafin tonë. Procedura tregon se protokolli mjekësor funksionon, personat e infektuar mund të identifikohen në një fazë të hershme dhe për këtë arsye merren masat e nevojshme”, kështu u shpreh drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann.

    Më poshtë është postimi në Twitter i Werder Bremenit.

    “Për shkak të testit pozitiv të një të afërmi të tij, një lojtar i Werderit u karantinua për dy javë. Lojtari në fjalë doli negativ pasi iu bë testi për Koronavirusin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!