Tashmë që ndeshjet po luhen pa tifozë, për shkak të pandemisë së koroanvirusit, disa skuadra në liga të ndryshme në botë kanë marrë masa që futbollistët të mos ndihen vetëm.
Drejtuesit e klubeve të ndryshme i kanë mbushur stadiumet e tyre plot, me fotot e tifozëve, të cilat janë vendosur tek stolat.
Së fundi kësaj nisme i është bashkuar edhe klubi i Galatasayt në Turqi, të cilët e kanë mbushur stadiumin me fotot e mbështetësve të tyre.
Mirëpo ajo që bie në sy është se në një nga stolat, është vendosur edhe fotoja e legjendës amerikane të basketbollit, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetën në një aksident ajror pak muaj më parë.
Bryant në vitin 2011 e kishte vizituar stadiumin “TurkTelekom” dhe pas takimit me lojtarët dhe trajnerin Fatih Tehrim kishte deklaruar: “Tani jam tifoz i Galatasarayt”.
Kujtojmë që Galatasary luan nesër në shtëpi ndaj Gaziantep në kuadër të javës së 28-të të kampionatit turk.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.