×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i njohur i Premierligës “ia vë syrin” Armando Brojës

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 20:04

    Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

    Sulmuesi shqiptar u inkuadrua në lojë për pak minuta në fillim të sezonit, por nuk arriti të linte gjurmë tek “Blues”.

    Prandaj, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të heq dorë nga përfaqësuesi shqiptar, i cili po kërkohet ndërkohë nga klubet e Premierligës, shkruan express.

    Sipas mediave angleze, së fundmi në garë për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Evertoni.

    Broja e bëri një sezon fantastik me Southamptonin, ku ishte i huazuar, ndërsa tash është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

    Chelsea po planifikon ta japë lojtarin në formë huazimi, në mënyrë që të piqet edhe pak dhe të rikthehet vitin tjetër i gatshëm në “Stamford Bridge” për ta kërkuar një vend titullari.

    “Blues” e shohin Brojën si një të ardhme të ndritshme të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!