×
  • Sport
  • Sport

    Klubi nga Liga e Parë u jep “shkollë” atyre të Superligës, shikoni si e prezanton trajnerin e ri

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 21:01

    Megzon Visoka është prezantuar si trajner i ri i skuadrës A&N në Ligën e Parë.


    Mirëpo, ajo çfarë ka rënë në sy është prezantimi fantastik që i ka bërë klubi prizrenas teknikut kryeqytetas, raporton Gazetasheshi.com.

    Në fakt A&N shquhet për prezantime fantastike në faqen zyrtare. Me një video fantastike klubi i ka uruar mirëseardhje teknikut Visoka, i cili u prezantua edhe para futbollistëve.

    Visoka u shpreh i lumtur që është pjesë e klubit prizrenas, teksa ka premtuar që do të bëjë më të mirën e mundshme për të arritur objektivat e klubit.

    “Jam i nderuar që jam pjesë i klubit. Falenderoj presidentin për besimin e dhënë që projektin e tij ta vazhdoj me mua si kryetrajner. Është kënaqësi e madhe të punosh në këto kushte. Unë premtoj shumë punë dhe angazhim drejt arritjes së objektivave”, u shpreh Visoka në fjalën e parë si shef i ri i shtabit teknik te A&N.

    A&N është pjesë e Grupit A në Ligën e Parë, teksa pas dhjetë javësh ndodhet në pozitën e gjashtë me 12 pikë.

    Megzon Visoka para se të merrte drejtimin e A&N ishte në krye të FC Vitisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!