KF Laçi ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e futbollistit serb, Luka Cucin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka nënshkruar për dy sezone me kurbinasit.
Cucin është produkt i klubit të Partizanit nga Beogradi. Ai gjithashtu ka luajut edhe te skuadrat tjera serbe, si: Spartak, Indjija dhe Vojvodina.
23-vjeçari së fundi u aktivizua te skuadra boshnjake, Borac Banja Luka.
“Luka Cucin është afrimi i parë në skuadrën tonë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur për dy vite. Cucin ka qenë pjesë e Partizan Beograd ne te shkuaren . I urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë!”, thuhet në njoftimin e KF Laçit. /express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.