Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç ka zgjuar interesimin e shumë klubeve pas paraqitjeve fantastike me ‘Dardanët’ dhe skuadrën e Manchester Cityt.
Ylli kosovar është bërë shënjestër e skuadrave të ndryshme të cilat kërkojnë ta transferojnë në formë huazimi, pasi City nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij pasi sheh potencial të madh tek ai, shkruan Reporteri.net
Së fundi, skuadra që bën pjesë në garat e Championship, Nottingham Forest e cila njëkohësisht është fituese e dyfishtë e Ligës së Kampionëve, është interesuar për shërbimet e kosovarit.
Martin O’Neill, trajneri i skuadrës Nottingham Forest ishte i pranishëm në ndeshjen që Kosova e zhvilloi ndaj Bullgarisë dhe ndoçi nga afër paraqitjen e portierit që është në pronësi të Cityt.
Muriç është në vitin e fundit të kontratës, por si duket Pep Guardiola ka vendosur që t’ia vazhdojë kontratën yllit ‘dardan’, pasi ishte i impresinouar nga paraqitjet fantastike të tij në kompeticionin e ‘Carabao Cup’.
Skuadra tjetër, Preston e cila poashtu bën gara në një rang me Nottingham Forest është e interesuar poashtu për shërbimet e Aros.
Ditët apo javët e ardhshme pritet të jenë decizive për të ardhmen e kosovarit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.