×
  • Sport
  • Sport

    Klubi shqiptar pëson gjysmë milioni humbje si pasojë e Koronavirusit

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 23:11

    Mbyllja e parakohshme e sezonit futbollistik në Shqipëri (Superiore 2019-2020) do të shkaktonte dëme të mëdha në klube, me kontratat e lojtarëve sigurisht, por edhe me arkëtimet që do të vinin nga të drejta televizive, teksa gropa e madhe ka ardhur sidomos biletat, që janë dhe “oksigjeni” kryesor ekonomik.


    Klubi më i goditur është Tirana, në 100 vjetorin e themelimit dhe sidomos më pranë titullit se kurrë, duke thërritur entuziazmin dhe euforinë e tifozëve.

    Në fakt, ndeshjet në “Air Albania” kanë sjellë përfitime të majme për presidentin Refik Halili. Duke qenë se në program ishin edhe të paktën 3 ndeshje ku pritej një përfitim prej 600 milionë lekësh të vjetra (Tirana-Vllaznia, Tirana-Kukësi dhe Tirana-Bylis, ndeshja e fundit) pa harruar në rast se shkohej në finale e Kupës së Shqipërisë, atëherë humbjet janë edhe më të mëdha se 600 mijë euro për pjesën e mbetur të këtij sezoni!

    Të paktën, të shpëtohen reklamat dhe e drejta tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!