×
  • Sport
  • Sport

    Kobe Bryant në Hollin e të Famshmëve

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 8:30

    Kobe Bryant është përfshirë pas vdekjes në Hollin e të Famshmëve në Basketboll.


    Bryant, që ka fituar pesë herë titullin e kampionit të NBA-së, ka vdekur në janar në moshën 41-vjeçare. Legjenda e NBA-së ka humbur jetën pas një përplasje të helikopterit të tij. Në aksident, pos Bryantit të vdekur mbetën edhe vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë.

    Bryant ka shkëlqyer si lojtar i Los Angeles Lakers, ndërsa ishte pensionuar në vitin 2016. Ai ishte shpallur lojtari më i vlefshëm i NBA-së në vitin 2008, ishte më i vlefshmi i finaleve të NBA-së dy herë kurse 18 herë është përzgjedhur për Ndeshjen e Yjeve të NBA-së.

    Bryant po ashtu ishte në ekipin e SHBA-së që fitoi medaljet e arta olimpike në vitet 2008 e 2012.

    “Ai ishte një prej garuesve më të mëdhenj që kanë dalë në parket dhe siguroi që ndikimi i tij të vërehej për kohë të gjatë. Ai është i katërti në listën e lojtarëve që kanë realizuar më së shumti pikë në histori të NBA-së (33,643). Ne e përgëzojmë pas vdekjes pesë herë kampionin e NBA-së, Kobe Bryant”, thuhet në njoftimin e Hollit të të Famshmëve të Basketbollit.

    Tim Duncan, që ka fituar pesë tituj të NBA-së me San Antonio Spurs dhe Kevin Garnett, që ka ndihmuar Boston Celtics të fitoj titullin në vitin 2008, po ashtu janë përfshirë në Hollin e të Famshmëve.

    Holli i të Famshmëve mbanë emrin e Dr James Naismith, kanadezit që ka zbuluar basketbollin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!