Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka mbetur i kënaqur me paraqitjet e Lionel Messit në ndeshjen ndaj Real Valladolidit dhe thotë se nuk ka dyshime për lumturinë e argjentinasit në ‘Camp Nou’.
Messi e shënoi golin e tretë të Barçës në fitoren e së martës mbrëma, duke e thyer edhe rekordin e ikonës braziliane Pele për më së shumti gola të shënuara për një skuadër të vetme, raporton Express.
33-vjeçari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke krijuar shumë shanse për shënim, por gjithashtu asistoi për golin e parë të Clement Lenglet.
“Unë e kam thënë shumë herë”, tha Koeman.
“Unë e shoh Messin të lumtur këtu.”
“Ai është shumë i rëndësishëm për ne me krijimtarinë e tij. Ju mund ta shihni kur ka lojtarë të mirë përkrah tij.”
Koeman ndryshoi përbërjen e tij dhe ai ishte i lumtur me rezultatin.
“Ne ndryshuam për të përmirësuar mbrojtjen dhe krahët”, shpjegoi Koeman.
“Ne kemi parë një performancë shumë serioze me përqendrim të mirë dhe shanse të mira të krijuara.”
Barcelona gjendet në vendin e pestë me 24 pikë të grumbulluara pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, tetë pikë më pak sesa lideri i tabelës, Atletico Madrid i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.